Flash News

Kosova

Osmani: Përgjigjia ndaj Rusisë duhet të jetë e unifikuar, NATO të luajë rol aktiv

Osmani: Përgjigjia ndaj Rusisë duhet të jetë e unifikuar,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar situatën dhe zhvillimet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës. Për një radio britanike, Osmani u shpreh se Kosova shpreh mbështetjen dhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës si dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Ne besojmë fuqishëm se ajo që po ndodh është një abuzim flagrant i pushtetit dhe një shkelje e të drejtës dhe praktikave ndërkombëtare nga Rusia”, tha Osmani për TIMES Radio.

Osmani tha se lejimi që Rusia të pushtojë Ukrainën, do të krijonte efekt në gjithë botën që autokratët do të vendosnin për shtetet sovrane.

“Nëse lejojmë një fqinj që thjesht ka një ushtri më të madhe dhe më të fortë që ndërtohet rreth kufirit tuaj të vendosë për të ardhmen tuaj, sepse është agresiv, sepse është autokratik, dhe nëse lejojmë të dominojë politika e të lëshuarit pe ndaj këtyre lloj politikave dhe agresioneve, atëherë ne po krijojmë efekte përhapëse për pjesën tjetër të botës, ku autokratët, përmes përdorimit të forcës, qoftë fizike apo digjitale, mund të vendosin për të ardhmen e popujve tjerë sovran, gjë që nuk duhet të jetë kështu”, u shpreh presidentja.

Osmani tha se përgjigja ndaj Rusisë duhet të jetë e unifikuar dhe se NATO-ja duhet të ketë një rol shumë aktiv. “Rusia dhe Serbia janë duke u munduar të shkatërrojnë çdo vlerë të Perëndimit, të ndërtuara në këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë. Synimi ynë është t’i bashkohemi NATO-s, dhe po bëjmë përpjekje për këtë, si vendi me popullin më pro NATO në botë”, tha Osmani.

 

Të fundit