Flash News

Kosova

Osmani pesimiste për liberalizimin e vizave: Pa shumë pritshmëri, por do të shkoj në Samitin e BE

Osmani pesimiste për liberalizimin e vizave: Pa shumë pritshmëri,

Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, por është shfaqur pesimiste për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Edhe pse presioni për liberalizimin e tyre është shtuar ndjeshëm së fundmi, krahas kërkesës për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për mediat holandeze, Osmani ka thënë se shkon pa pritshmëri në lidhje me këtë çështje.

“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, tha Osmani.

Nga ana tjetër liderët e vendeve të “Ballkanit të Hapur” kanë paralajmëruar se mund të bojkotojnë këtë Samit.

 

Të fundit