Flash News

Kosova

Osmani pritet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri, pas largimit të serbëve

Osmani pritet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thirrur në një takim më 14 nëntor, partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës lidhur me caktimin e një date për zgjedhjet e parakohshme në komunat e veriut: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Sipas Radio Evropa e Lirë, në njoftimin e Presidencës thuhet se pas konsultimit me partitë politikë, Osmani do të shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet shpallen jo më vonë se 10 ditë nga shpërbërja e kuvendeve komunale dhe mbahen jo më herët se 30 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri nisur nga policia deri te gjykatat, duke përfshirë 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiç, të cilët vinin nga Lista Serbe.

Dorëheqja masive erdhi pasi më 1 nëntor, qeveria e Kosovës nisi zbatimin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, pavarësisht thirrjes së BE-së dhe SHBA-së, për ta shtyrë vendimin.

Të fundit