All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Osmani: Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

All - Paragraf - 1

Osmani: Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për televizionin polak “TVP World”, Osmani tha se ndonjëherë krijohet përshtypja sikur kriteret dhe vlerat nuk kanë rëndësi për disa vende anëtare të BE-se, duke përmendur Serbinë e cila pavarësisht se është vetëm 40 për qind në linjë me BE-në, pavarësisht se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, apo s’ka dëgjuar këshillat e tjera të BE-së, vazhdojnë të ecin përpara drejt anëtarësimit në BE, ndërkohë Kosova ende nuk e ka marrë as statusin e vendit kandidat.

Ajo mes tjerash ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj BE-së dhe NATO-s, ndikimin destabilizues të Rusisë dhe faktorëve të tjerë “malinj” në Ballkanin Perëndimor. “Nuk kemi ndaluar asnjëherë së bëri detyrat tona të shtëpisë, qofshin ato reformat ekonomike, rendi e ligji apo reformat për ta bërë sistemin tonë e demokracinë tonë më të fortë”, ka thënë Presidentja.

" Parlamenti Evropian e misioni i vëzhguesve evropianë kanë ardhur në përfundim se Serbia e sigurisht edhe ndikimi rus atje, kanë pasur ndikim në zgjedhjet në Kosovë, përmes partisë politike serbe në Kosovë. Ka gjithmonë ndikime të tilla ilegale nga Serbia të projektuara e montuara nga Rusia. Nuk kemi parë ndikime nga Irani e Kina në aspektin politik sepse është e qartë se mënyra e tyre e ndikimit është tërësisht tjetër që është ekonomike e të tjera. Por ndikime të tilla nuk kemi lejuar që të kalojnë. Sfida më e madhe siç e thashë është se Serbia vazhdon t’i shohë shtetet përreth sikurse shtete të përkohshme. Është e njëjtë një mendje imperialiste e hegjemoniste që ka Rusia.

Përmes kësaj ata përpiqen të ndikojnë në proceset elektorale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e në tërë rajonin dhe kanë vazhduar ta bëjnë këtë për një kohë të gjatë të ndihmuara  nga Rusia. Tani nuk do të thosha se ka ndonjë ndikim tek ndonjë nga partitë e mëdha politike në Kosovë në atë se si sillen drejt krijimit të një Qeverie të re, apo si veprojnë drejt krijimit të një Parlamenti të ri. Më e shumta është në besimin personal që partitë politike kanë në atë se me kë duan e me kë nuk duan të punojnë. Nuk ka ndikim rus, serb apo ndonjë ndikim tjetër, pra është çështje lokale", u shpreh Osmani. 


 

Të fundit