Flash News

Kosova

Osmani: Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën, duke përdorur grupin “Wagner

Osmani: Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën, duke

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Beogradi po përpiqet të destabilizojë Kosovën, ndërsa shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është thelbësor.

Ajo deklaroi për “Corriere Della Sera” se Beogradi po e kërcënon sigurinë e Ballkanit Perëndimor, duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me grupin “Wagner”.

“Mentaliteti hegjemonist i Beogradit është shumë i ngjashëm me qasjen që ka Rusia, kur beson se po kthehet në epokën perandorake dhe po merr territore nga vendet fqinje. Dhe Serbia luan sipas skemës së Putinit. Paqësimi me presidentin serb, Aleksandwr Vuçiç nuk është rruga përpara, ne e kemi parë tashmë me Millosheviçin në fillim të viteve 1990, kur disa e konsideronin atë një paqebërës.

Vendet demokratike duhet t’i japin Beogradit një mesazh të qartë: nuk do të lejojnë që rajoni të tërhiqet në prag të një konflikti tjetër. Për shkak të kësaj, prania e NATO-s është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rusia dëshiron të zhvendosë vëmendjen e Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, për ta larguar atë nga Ukraina. Dhe Serbia kërcënon sigurinë e saj duke përdorur forcat që bashkëpunojnë me grupin ‘Wagner’, blejnë armë ruse dhe dërgojnë paraushtarakë në veri të Kosovës për të ngritur barrikada dhe për të krijuar tensione”, u shpreh ajo.

Presidentja ka deklaruar se nuk mund të japë detaje, sepse janë informacione të klasifikuara, por “ne punojmë me aleatët tanë perëndimorë për të siguruar që këto paraushtarakë të lidhur me ‘Wagner’-in të dështojnë në planin e tyre për të destabilizuar Kosovën”.

 

Të fundit