Flash News

Kosova

Osmani: Serbia, satelit i Rusisë, kërkon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Osmani: Serbia, satelit i Rusisë, kërkon destabilizimin e Ballkanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me deputetin britanik David Lammy me të cilin ka biseduar lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, aspiratat e Kosovës për integrim dhe agresionin rus në Ukrainë.

Në takimin me Lammy, Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut, ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Osmani po ashtu nënvizoi intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot deputetin, njëherësh sekretar i Jashtëm në hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë  Bashkuar me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë, aspiratat e Kosovës për integrim dhe agresionin rus në Ukrainë.

Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në procesin e negociatave derisa po përballet me obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë.

Presidentja e Kosovës shtoi se Serbia, të cilën e cilësoi si satelit të Rusisë, është e interesuar në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe synon të bllokojë procesin e dialogut me Kosovën.

Të fundit