Flash News

Kosova

Osmani: Serbia shpërndau vaksina ruse në Afrikë, në këmbim të mosnjohjes së Kosovës

Osmani: Serbia shpërndau vaksina ruse në Afrikë, në

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi nga Kanadaja se Serbia ka dërguar vaksina ruse në disa vende afrikane,me kusht që të mos e njohin Kosovën si shtet i pavarur.

Sipas Express, Osmani i bëri këto deklarata në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Halifax, ku nënvizoi se dy vende autokrate si Rusia dhe Serbia, shfrytëzuan pandeminë dhe nevojën shteteve të vrafra për vaksina.

“Rusia ka dërguar shumë vaksina ruse në Serbi. Serbia është e interesuar që ta luftojë Pavarësinë e Kosovës, derisa shumë vende në Afrikë nuk kishin vaksina. Serbia ka përdorur vaksinat ruse duke i dërguar në disa vende në Afrikë duke iu thënë se do t’iu japim vaksina nëse do ta çnjihni Kosovën. Ata (Serbia) thonë që kjo ka funksionuar, por ne nuk kemi asnjë njoftim zyrtar nga asnjë nga këto vende në Afrikë që po e çnjohin Kosovën. Kjo bëri vende si Rusia dhe Serbia që janë me regjime autokrate të dukeshin mirë, sepse shumë vende që vërtet kishin nevojë për ndihmë si disa vende në Afrikë dhe Azi ishin duke u përpjekur që të siguronin vaksina të mjaftueshme”, u shpreh Osmani.

 

Të fundit