Flash News

Kosova

Osmani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po përballen me spastrim etnik

Osmani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po përballen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e tretë të Diasporës i cili u zhvillua në Tiranë.

Në fjalën e saj, Osmani u shpreh se shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit po përballen me spastrim etnik nga administrata.

“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”, u shpreh Osmani.

Të fundit