Flash News

Kosova

Osmani takon komandantin suprem të NATO-s: Riafirmova përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë

Osmani takon komandantin suprem të NATO-s: Riafirmova përkushtimin e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në njoftimin e presidentes në Facebook, thuhet se gjatë takimit kanë diskutuar mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.

“Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani. 

Osmani sot ka takuar delegacionin e kongresistëve amerikanë.

“Mbështetja e Kongresit Amerikan ka luajtur një rol kyç në shkrimin e historisë së Kosovës së lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo mbështetje vazhdon edhe sot, ndërsa punojmë së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi që thellojnë dhe fuqizojnë më tej aleancën tonë historike”, ka shkruar presidentja.

Presidentja Osmani ka shkruar se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale. 

Të fundit