Flash News

Kosova

Osmani takon presidentin turk: Erdogan, një zë i fuqishëm i Kosovës

Osmani takon presidentin turk: Erdogan, një zë i fuqishëm i

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias.

Në një postim në rrjetet sociale Osmani shkruan se Ergogan është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm për të drejtën.

“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët”, shkroi Osmani. 

Tutje Osmani ka thënë se presidenti turk është “një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”.

“Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, ka shkruar ajo.


 

Të fundit