Flash News

Kosova

Osmani takon Scholz në Berlin, ç’diskutuan

Osmani takon Scholz në Berlin, ç’diskutuan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz sot në samitin e mbajtur në Berlin.

Në një postim në rrjetet sociale Osmani ka shkruar për bisedën që ka patur me Scholz ku ka thënë se është diskutuar për hapat e nevojshëm për të ecur përpara.

Duke iu referuar rrëmbimit të 3 policëve në veri të Kosovës, Osmani falënderoi kancelarin gjerman për mbështetjen e tij dhe qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e efektivëve.

Në Berlin, gjithashtu në margjinat e @SOWG_Berlin2023, pata mundësinë të angazhohesha në një takim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara.

Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, shkruan presidentja e Kosovës, në Twitter pas takimit me Scholz.

Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e diskutojmë më partnerët ndërkombëtarë.

 

Të fundit