Flash News

Kosova

Osmani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker

Osmani takon zëvendësndihmës sekretarin amerikan të

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot sot në takim Zëvendësndihmës sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Pas Osmanit, zyrtari i lartë amerikan pritet ta takojë edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se pritja do të bëhet me ceremoni zyrtare në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 16:00.

“Ftohen përfaqësuesit e mediave të përcjellin këtë takim i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim. 

Kjo është vizita e parë e Bakerit në Kosovë.

Baker është takuar të shtunën edhe me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani.

Të fundit