Flash News

Kosova

Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga Kushtetuesja, shkak gjyqtari serb

Osmani tërheq kërkesën për seancën konstituive nga

Presidentja e Kosovaë, Vjosa Osmani, ka tërhequr kërkesën e dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Ky vendim lidhet me caktimin e Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.

“Ju njoftoj se sot në përputhje me ligjin për Gjykatën Kushtetuese, dhe rregulloren e kësaj Gjykatë kam tërhequr kërkesën numër KO215/25, e paraqitur në 22 korrik, këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm pas informatës se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Laban për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitin 2018, 2021 dhe 2024, Institucionet tona kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informatave, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për Kosovën dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit”, tha Osmani. 

Kush është Radomir Laban?

Radomir Laban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoi ta dekretojë Labanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.


Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Labanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Laban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Të fundit