Flash News

Kosova

Osmani tregon bisedën me Trump në Davos: Më dha mesazh për Kosovën

Osmani tregon bisedën me Trump në Davos: Më dha mesazh për

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj me presidentin amerikan, Donald Trump.

Duke folur në një lidhe direkte nga Davosi në “Top Story”, ajo tregoi se çfarë u tha në bisedën që ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump për disa sekonda.

Osmani tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i përcolli një mesazh për Kosovën dhe shtoi se ishte një bisedë shumë pozitive që nisi në samitin e OKB në shtator.

"Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator", u shpreh Osmani. 

E pyetur se pse zgjodhi ngjyrën e kuqe në veshje, Osmani tha se "Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar , një ngjyrë që e dua shumë". 

Të fundit