Flash News

Kosova

Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër të Vuçiçit

Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani akuzon homologun serb Aleksandër Vuçiç për trazirat që kanë përfshirë prej ditësh Veriun e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se tensionet në veri po shkaktohen nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale, të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

 “Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Osmani në Tëitter.

Osmani: Veriu i Kosovës u destabilizua me urdhër të

Të fundit