Flash News

Kosova

Osmani zbardh vizitën në SHBA: Administrata Biden s’e lejon prekjen e sovranitetit në marrëveshjen me Serbinë

Osmani zbardh vizitën në SHBA: Administrata Biden s’e lejon

Presidentja Vjosa Osmani pas kthimit nga SHBA-ja ka zbardhur detaje nga  takimi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ajo tha se në fokus kjo vizitë kishte thellimin e marrëdhënieve bilateral, ndërsa administrata Biden siguroi se nuk lejon prekjen e sovranitetit në marrëveshjen me Serbinë.

“U rikonfirmua që procesi të përqendrohet në njohje reciproke dhe kemi shprehur qëndrimet tona dhe e kemi informuar se ku qëndrojmë, p.sh për energjinë, me fazën e implementimit dhe çështje të tjera. Është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që assesi nuk shtyn përpara një çështje që do ta prekte sovranitetin dhe rregullimin kushtetues të Kosovës”, tha Osmani.

 

 

 

 

Të fundit