Flash News

Rajoni

Pak ditë pasi u kallëzua për krime lufte në Kosovë, ndërron jetë nënkryetari i Kuvendit serb

Pak ditë pasi u kallëzua për krime lufte në Kosovë,

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliç.

Deliç ndërroi jetë në Moskë aty ku ishte duke u kuruar pasi vuante nga një sëmundje e rëndë për një kohë të gjatë. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë më 2 gusht të këtij viti.

Në periudhën 2002-2005, ai ishte pjesëtar i Drejtorisë Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe të Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

Deliç ndërroi jetë vetëm disa ditë pasi Shoqata për krimet e luftës “Gjakova 98-99”, dorëzoi kallëzim penal kundër tij në sektorin e krimeve të luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, kishte dorëzuar dy kallëzime penale për krimet e dyshuara në Kosovë, por autoritetet serbe asnjëherë nuk sollën para drejtësisë Bozhidar Deliçin.

Të fundit