Flash News

Kosova

Pamjet/ Grabitje me armë në një argjendari në Kosovë, plagoset një polic

Pamjet/ Grabitje me armë në një argjendari në Kosovë,

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një polic, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Policia ka pranuar informacion se në një dyqan zyrtar në Suharekë ka ndodhur një grabitje. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur në konfrontim.

Si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, një zyrtar policor ka marrë plagë në këmbë nga një plumb”, ka thënë Gashi.

 Sipas policisë, polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit