Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Bllokimi i rrugëve që çojnë drejt dy vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi, në Jarinjë dhe Bërnjak, mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, vlerëson Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi thotë që zgjatja për një kohë të gjatë e gjendjes së krijuar në veri të Kosovës,bart rreziqe, epilogu i të cilave mund të jetë i paparashikueshëm.
Bllokimi i rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, ka ndodhur pas fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit me Serbinë për targat, më 20 shtator.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës ende nuk kanë bërë të ditur se cila është strategjia dalëse nga situata e krijuar në veri të vendit dhe për sa kohë do të mbesin të bllokuara rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, ku qytetarët lokalë të komunitetit serb, që nga 20 shtatori kanë vendosur automjete të rënda, si dhe i kanë përforcuar barrierat me zhavorr.
Në pikat ku janë bllokuar rrugët dhe ku po qëndrojnë serbët lokalë, janë duke qëndruar edhe forca të shumta të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Nga Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, thonë se deri më tash nuk i kanë trajtuar çështjet që ndërlidhen me ngjarjet e fundit në veri të vendit.
Vrajolli: Rreziku nga infiltrimi i elementëve të jashtëm
Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se përderisa protesta e serbëve lokalë në veri të Kosovës, e shprehur përmes bllokimit të dy rrugëve që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, është paqësore, ajo mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Por, ai nuk beson që vetë serbët lokalë janë të interesuar që bllokimi i rrugëve të zgjasë shumë ose të shpërthejë ndonjë valë eventuale e dhunës.
“Mbase shumë pak në Prishtinë e kuptojnë faktin që në Mitrovicën e Veriut, në përgjithësi, dëshirojnë të kenë jetë normale. Ata nuk janë të interesuar për shpërthim të dhunës dhe nuk janë të gatshëm për një valë të dhunës. Mendoj që rreziku që komuniteti serb atje të shpërthejë, nuk është i madh. Rreziku më i madh është që të infiltrohen elemente të jashtme dhe destabilizimi të orkestrohet nga elemente të jashtme, qoftë nga Serbia apo elementë që operojnë nga Serbia ose në veri (të Kosovës)”, thekson Vrajolli.
Maliqi: Situatë komplekse
Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që në rastet sikurse kjo që po ndodh aktualisht në veri të Kosovës, qeveria e vendit do të duhej paraprakisht të siguronte përkrahjen diplomatike, të paktën nga vendet partnere të saj.
Kjo për arsyen se sipas tij, sa më shumë që zgjatet operacioni në veri të vendit - për zbatimin e të cilit duhet të ketë prezencë të vazhdueshme të njësive speciale të policisë - aq më shumë rriten rreziqet për incidente, si dhe për përfshirjen e palëve, siç i quan ai, të treta dhe të katërta, që nuk janë as në kontrollin e Prishtinës dhe as të Beogradit zyrtar, e të cilat mund të shkaktojnë trazira dhe incidente në mënyrë që problemin ta zgjerojnë në nivel rajonal.
“Është vështirë të shihet fundi pa një marrëveshje të ndërmjetësuar, sepse nga njëra anë, për Kosovën nuk është opsion që thjesht të tërhiqet nga një hap, i cili tashmë është marrë faktikisht. Ndërkohë, Serbia do të kërkojë të nxjerrë diçka nga kjo situatë dhe Kosova mund ta pasojë koston e kësaj edhe në ndonjë dimension tjetër, ta zëmë, sikurse në dialogun me Serbinë. Është krijuar një situatë shumë komplekse, prej të cilës vështirë mund të dilet. Prandaj, ky është një lloj hapi që nuk merret pa i menduar edhe pesë hapat vijues. Shpresoj që Qeveria (e Kosovës) i ka pasur parasysh këto”, thotë Maliqi.
Hapi tjetër, i paqartë
Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur se cilat janë hapat që do t’i ndjekë në rast se rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nuk zhbllokohen nga vet serbët lokalë që i kanë bllokuar ato me automjete të rënda dhe zhavorr.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar zyrtarëve të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me pyetjen se a ka ndonjë plan ekzekutivi, në rast se serbët lokalë nuk i tërheqin automjetet që kanë bllokuar rrugët. Por, lidhur me këtë pyetje, nga zyra e kryeministrit Kurti, nuk kanë dhënë përgjigje.
Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një mesazhi telefonik, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme, është i drejtë dhe i ligjshëm dhe se ky vendim nuk ka të bëjë me qytetarët serbë të Republikës së Kosovës, por që nga ky vendim nuk privilegjohet askush.
Për më shumë ai ka theksuar se bllokadat në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak “nuk janë ide e banorëve lokalë e as nuk janë në përfitim të tyre. Po, përkundrazi, prej tyre bllokohen vet ata”.
“U bëjmë thirrje kryetarëve të komunave në veri të Kosovës dhe qytetarëve të organizuar atje që të zhbllokojnë rrugët drejt Jarinjës dhe Bërnjakut dhe të mundësojnë qarkullimin e lirë dhe pa pengesa të qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.
Në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, situata aktuale në veri të vendit dhe çështja e bllokimit të rrugëve që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk është shqyrtuar fare. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë anëtari i këtij komisioni, Enver Dugolli, deputet i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
“Nuk ka ardhur në kuvend asgjë. Si komision nuk e kemi trajtuar këtë çështje, për shkak se ende është herët, mendoj në kuptimin që masat qeveria i ka bërë”, thotë Dugolli.
Palët me qëndrime të palëkundura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar që është i gatshëm që të shkojë në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai ka theksuar se Kosova nuk është e gatshme ta tërheqë masën e reciprocitetit për targat, në rast se Serbia nuk e bën të njëjtën gjë.
Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në dialog Kosovën do të shkojë vetëm në rast se do të ketë garanci për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të mos shkojnë në katër komunat e në veri të Kosovës pa pëlqimin e kryetarëve të këtyre komunave.
Kërkesat e të dy palëve ende mbeten pezull, ndërkohë që zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u kanë bërë thirrje palëve që t’i ulin tensionet shpejt dhe menjëherë.
Forcat serbe “në gatishmëri”
Përderisa në pikat ku janë bllokuar rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak janë duke qëndruar forca të shtuara të Policisë së Kosovës, në anën tjetër të kufirit, në territorin e serbisë, janë vërejtur pjesëtarët e forcave të sigurisë së Serbisë duke mbikëqyrur situatën. Autoritetet serbe kanë thënë se e kanë ngritur nivelin e gatishmërisë së policisë dhe ushtrisë së Serbisë.
Ministri i Punëve të brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, më 24 shtator, ka deklaruar se nëse Prishtina dëshiron bisedime me Beogradin, duhet të tërheqë njësitë speciale të policisë nga veriu. Ai ka theksuar se Serbia dëshiron paqe në Kosovë, por që xhandarmëria serbe do të përmbushë çdo urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Xhandarmëria është e gatshme, e trajnuar, e pajisur teknikisht, por, çfarë është më e rëndësishmja, shumë e motivuar për t’i mbrojtur njerëzit e saj kudo që është e nevojshme”, ka deklaruar Vulin.
Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, më 23 shtator ka deklaruar se njësitë e ushtrisë serbe ishin në gatishmëri të lartë në garnizonet e Rashkës dhe Novi Pazarit dhe se në këtë mënyrë, siç ka thënë ai, shteti dëshiron të dërgojë porosi të qartë se ndjekja e popullit serb nuk do të ndodhë përsëri.
Intervenimi eventual i forcave serbe, “i paimagjinueshëm”
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Mentor Vrajolli, thotë se ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit të Kosovës është në mandatin e misionit të NATO-s në Kosovë, që janë trupat e KFOR-it.
Ai thekson se është skajshëm e pabesueshme që KFOR-i do të toleronte hyrjen e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë.
“Gjasat që një gjë e tillë të ndodhë është pothuajse e paimagjinueshme. Ndërkaq, në aspektin sesa preket siguria, unë mendoj që Kosova nuk preket shumë në ato pika kufitare, sepse ato pika edhe ashtu nuk kanë qenë aq strategjike për të. Pikat kyçe që janë më strategjike për Kosovën, janë të lira. Pra, pika në Merdare është e lirë për qarkullim. Në aspektin e sigurisë, ekonomik e gjithë kjo nuk shkakton telashe shumë. Por, kjo situatë mund t’i prekë vet serbët që po protestojnë, sepse për ta është rrugë esenciale pjesa ku janë pikat kufitare në veri”, thotë Vrajolli.
“Rreziku nga elementet e infiltruar”
Intervenimin eventual të Serbisë në territorin e Kosovës, analisti i çështjeve politike, Agon Maliqi, e sheh si diçka të fundit që do të mund të ndodhte eventualisht.
“Mendoj që Serbia do të duhej të mendohej shumë për diçka të tillë. Nuk e përjashtoj si pikë të fundit të përshkallëzimit, por nuk pres që mund të jetë e para. Ajo që po ndodh rreth kufirit, ndonjëherë është më shumë për konsum të brendshëm në Serbi, për të treguar një lloj gatishmërie. Rreziku më i madh vjen nga fakti që brenda Kosovës ka qytetarët serbë, të cilët janë në masë të madhe nga Beogradi, por edhe elemente të treta, veçanërisht nga Rusia, që mund të veprojnë nëpër ato zona, qoftë me miratimin e heshtur të Beogradit apo edhe si lojtarë të pavarur, duke u faktorizuar në atë agjendën e destabilizimit të rajonit”, shprehet Maliqi.
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i trupat e të cilit janë po ashtu të angazhuara për sigurinë në veri, nuk kanë komentuar për situatën atje duke thënë se janë detaje operacionale.
“Misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR vazhdon që në përditshmëri të zbatojë mandatin e Kombeve të Bashkuara- sipas rezolutës 1244 të vitit 1999- për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Histori me barrikada
Bllokimi i rrugëve me barriera të ndryshme, që aktualisht po ndodh në afërsi të vendkalimeve kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, nuk është se po ndodë për herë të parë si formë e protestës së banorëve lokalë në veri të vendit ndaj vendimeve dhe veprimeve të autoriteteve të Kosovës.
Në vitin 2011, pas dërgimit nga ana e Qeverisë së atëhershme të Kosovës të forcave të policisë në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, për të vendosur kontrollin dhe autoritetin doganor, objektet e vendosura në këto pika kufitare ishin sulmuar dhe dëmtuar asokohe nga protestuesit.
Me atë rast, objektet në pikën kufitare në Jarinjë ishin djegur.
Për më shumë, në aksionin e policisë ishte vrarë pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberaj.
Më pas, në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, po në korrik të vitit 2011, nga banorët lokalë serbë ishin vendosur barrikada me rërë dhe gurë, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri të vendit dhe për të marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, në kufi me Serbinë.
Pas një marrëveshje në Bruksel, ndërmjet palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, më 18 qershor të vitit 2014, rëra dhe gurët ishin hequr nga ura kryesore mbi lumin Ibër. Por, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së Veriut, si dhe me mbështetjen dhe në prani të autoriteteve të Serbisë, u vendos barrikada tjetër me vazo të betonit, të cilën ata e quajtën “Parku i paqes”.
I ashtuquajturi “Parku i paqes” ishte larguar në vitin 2016 dhe Bashkimi Evropian kishte nisur zbatimin e një projekt për rivitalizimin e urës dhe vënien e saj për qarkullim të rregullt.
Por, në dhjetor të po atij viti, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut, në afërsi të hapësirës ku po zbatohej projekti i rivitalizimit të urës, në anën veriore të saj, filluan ndërtimin e një muri, në lartësi prej dy metrash, i cili do të pengonte qarkullimin e automjeteve prej urës në drejtim të brendisë së pjesës veriore të qytetit, e banuar me shumicë serbe.
Prishtina zyrtare kishte qëndrimin që ndërtimi i këtij muri ishte jolegal dhe që nënkuptonte ndarjen e Mitrovicës. Si i tillë kërkohej të rrënohej dhe më pas u rrënua./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38