Flash News

Kosova

Paralajmëron analisti: Në Kosovë do ketë shpërthim të armatosur, Serbia do marrë Veriun

Paralajmëron analisti: Në Kosovë do ketë shpërthim

Analisti nga Kosova Milaim Zeka ka komentuar zgjedhjet në veri të Kosovës që do të zhvillohen ditën e diel.

I ftuar në “Top Talk”, Zeka tha se atje po shpërthen një revoltë në mënyrë të fshehtë dhe sipas tij mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e Serbisë dhe serbëve të veriut pasi bojkotimi do të jetë total.

Zeka tha se Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur ta shkëpusin veriun e Kosovës dhe t’ja ngjisin Serbisë.

ZekaSipas meje nuk do duhet të mbahen zgjedhjet sepse nuk ka legjitimitet pasi serbët po i bojkotojnë zgjedhjet. Presim që ka për të pasur zhvillime dramatike në veriun e Kosovës, pasi veriu kontrollohet nga banda serbe nga njerëz të armatosur të Serbisë dhe në çdo moment mund ta destabilizojnë veriun.

Është turp që një ministër të brendshëm të thotë që gjendja në veri të Kosovës është shumë e mirë, në kohën kur 600 policë të Kosovës kanë dorëzuar uniformat dhe bojkotojnë institucionet, nuk funksionon gjykata policia. Ajo që qante shumë shqetësuese në veri të Kosovës është fakti që qeveria po e ndjek logjikën serbe të pushtimit të Kosovës para luftës.

Prej vitit 90 deri në përfundimin e Luftës kemi pasur një bojkot total të shqiptarëve të Kosovës ndaj Serbisë dhe Millosheviçi ka thënë situate është shumë mirë derisa plasi lufta, të njëjtën gjë po bën edhe Kurtik.

Nën gjethen e fikut atje po shpërthen një revoltë e cila mund të shkojë deri në shpërthime të armatosura nga ana e Serbisë dhe serbëve të veriut pasi bojkotimi do të jetë total. Vuçiçi dhe serbët e veriut janë duke u përgatitur ta shkëpusin veriun e Kosovës dhe t’ja ngjisin Serbisë.

 

Të fundit