Flash News

Kosova

Paralajmëron eksperti: Në Veri po përgatitet dhunë

Paralajmëron eksperti: Në Veri po përgatitet dhunë

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka paralajmëruar se në Veri të Kosovës po përgatiten aktivitete të dhunshme.

I ftuar në Euronews Albania ai theksoi se në Veriun e Kosovës ka baza ushtarake me armë lufte të cilat mund të përdoren që çdo moment

“Ne jemi duke parë në vazhdimësi përgatitje për aktivitete të dhunshme. Serbët kanë marrë veprime për t’iu përgjigjur institucioneve të Kosovës. Ne e pamë që policia e Kosovës ndaloi një veturë dje gjeti një arsenal ushtarak.

Ne e dimë që në veriun e Mitrovicës ka baza ushtarake që ka depo armatimesh lufte dhe të njëjtat mund të përdoren në momentin që serbët nuk kanë shpresë që realizimin e ëndrrave të tyre do ta bëjnë përmes formës që janë duke përdorur”- tha ai.

 

Të fundit