Flash News

Kosova

Paralajmëron Kurti: Milan Radoiçiç po përgatit një tjetër sulm terrorist

Paralajmëron Kurti: Milan Radoiçiç po përgatit një

Kryeminsitri Albin Kurti, ka thënë se në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiç dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë.

Kurti, ka shprehur shqetësimin se të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Sipas tij, në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviçit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë.

Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, tregon Kurti, aty kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiç.

Kurti shton se është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Të fundit