
Flash News
Megaoperacioni/ Grupi me bazë në Durrës, zbardhen emrat e trafikantëve shqiptarë
Pse u zhvillua operacioni pas zgjedhjeve? Pyetja që zuri ngushtë Altin Dumanin
Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
Para, biznese, televizion/ Çfarë u sekuestrua gjatë megaoperacionit? Dy efektivë të përfshirë në skemën kriminale
Operacioni “Ura”, kryeprokurori i Barit: Mafia shqiptare është forcë ndërkombëtare shumë e madhe
Parlamenti Europian thirrje 5 shteteve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës, është e pakthyeshme

Me 50 vota pro, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën të përgatitur nga Viola Von Cramon-Taubadel, deputete e të Gjelbërve nga Gjermania.
Me këtë raport, Parlamenti Evropian u bën thirrje edhe një herë pesë shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë. Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një komunikatë të lëshuar nga PE-ja pas këtij votimi, thuhet se “deputetët nënvizojnë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe njohja nga të gjitha shtetet e BE-së do të ishte në dobi të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Deputetët evropianë po ashtu kanë përsëritur edhe thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi Komisioni Evropian qëmoti ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.
Para se të votohej për raportin si tërësi, ishte votuar për amendamentet e veçanta të prezantuara nga deputetët e Parlamentit Evropian.
Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, e cila edhe e kishte përpiluar tekstin e raportit, është shprehur e kënaqur me miratimin e këtij raporti.
“Ky rezultat tregon se shumica në Parlamentin Evropian e mbështesin Kosovën në rrugën evropiane. Ne qartë shohim potencialin e këtij vendi, por edhe të Bashkimit Evropian. Por, ende ka punë përpara për Kosovën. Së pari na duhet një stabilitet politikë për zbatimin e reformave të nevojshme”, ka thënë Von Cramon teksa ka komentuar votimin për raportin për Kosovën.
Ajo ka thënë se edhe BE-ja ka “detyra të shtëpisë” për të bërë.
“Prandaj kemi bërë thirrje për Këshillin (e BE-së) që më në fund të miratojë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Von Cramon.
Në raport, Kosova kritikohet për mungesë të progresit të duhur në shumë fusha, sidomos në zbatimin e prioriteteve të agjendës së reformave evropiane.
Deputetët shprehën keqardhje për vazhdimin e jostabilitetit politik dhe u kanë bërë thirrje të gjitha forcave politike në Kosovë që të angazhohen për reformën e sistemit politik, në mënyrë që të përmirësohet qartësia ligjore dhe procesi i formimit të qeverisë.
Po ashtu, kërkohet që Kosova të sigurojë reformën e sistemit gjyqësor në mënyrë që ai të jetë më transparent, efikas dhe pa ndërhyrje politike. Në të njëjtën mënyrë, kërkohet edhe reforma e administratës publike.
Në raport përmendet se Kosova ka një “mjedis pluralist dhe të gjallë mediatik”, por kërkohet që të garantohet transparencë e plotë e pronësisë së mediave dhe pavarësia dhe liria nga ndikimet politike.
Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë përsëritur thirrjet që raportet e Kosovës me Serbinë të mbetet prioritet dhe kusht për avancimin e të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane.
Ata kanë kërkuar nga qeveritë e të dyja shteteve që të përmbahen nga çfarëdo veprime që mund të pengojnë krijimin e besimit mes palëve, që do ta vinin në rrezik vazhdimin konstruktiv të dialogut. Nga Kosova është kërkuar që të përballet edhe me problemet e brendshme në qasjen e saj ndaj dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Të njëjtën ditë në Komisionin e politikës së jashtme është miratuar edhe Raporti për Serbinë. Edhe Serbisë i është dërguar porosia që të jetë konstruktive në dialog me Kosovën.
Deputetët kanë kritikuar fushatën kundër BE-së në Serbi, përfshirë edhe në mediat e financuara nga shteti. Ata kanë kërkuar që udhëheqësit politikë në Serbi të shprehen qartë dhe pa hezitim për orientimin pro-evropian të Serbisë. Po ashtu, eurodeputetët kanë kërkuar nga Serbia që t’i bashkohet qëndrimeve të BE-së në çështjet e politikës së jashtme.
Raportet për Serbinë dhe Kosovën, të miratuara në Komisionin e politikës së jashtme, do të barten në formën e propozimeve për rezolutë në seancë plenare të Parlamentit Evropian./ REL
Të fundit


Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masë tjetër sigurie në qeli
21 Maj 2025, 15:22
Çokollata do arrijë çmime të larta! Prodhimi i kakaos në krizë të rëndë
21 Maj 2025, 15:11


Vijon ngërçi/ As përpjekja e 19-të nuk zhbllokon Kuvendin e Kosovës
21 Maj 2025, 14:42


Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë
21 Maj 2025, 14:18





A ka BE-ja ende mjete efektive për t'i shkaktuar dhimbje Rusisë?
21 Maj 2025, 13:26





Gjendet pa shenja jete 24-vjeçari në liqenin e Farkës
21 Maj 2025, 12:37

Asgjësimi i votës si triumf i banalitetit
21 Maj 2025, 12:18

Emri i vetëm i 11 majit është: Terrorizëm elektoral
21 Maj 2025, 12:06



Haxhi 2025/ Gjithçka që duhet të dini rreth pelegrinazhit vjetor në Mekë
21 Maj 2025, 11:28

Apeli i GJKKO lë në qeli shefin e Rrugores, Roven Zeka
21 Maj 2025, 11:02

Kuçovë/ 66-vjeçari ngacmon sek*ualisht 17-vjeçaren
21 Maj 2025, 10:41

Çrregullimet mendore dhe obeziteti kërcënojnë adoleshentët
21 Maj 2025, 10:22


19 të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre fëmijë
21 Maj 2025, 09:50
Tabaku: PS kërkon të uzurpojë institucionet e pavarura
21 Maj 2025, 09:40



A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?
21 Maj 2025, 09:01




Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
21 Maj 2025, 08:09
Reshje shiu në të gjithë vendin, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës
21 Maj 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
21 Maj 2025, 07:47

Gjylameti del “kundër” Ramës, merr pamjet nga KQZ pas humbjes së mandatit
20 Maj 2025, 22:32

Berisha: Nuk kam menduar dorëheqjen, jam në një mision për të mbrojtur votën
20 Maj 2025, 22:08



Arrestohen 38 persona për komplot në Venezuelë, mes tyre edhe një shqiptar
20 Maj 2025, 21:18



Shehaj: Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën
20 Maj 2025, 20:24
Anija “Butrinti” shpëton 13 emigrantë në detin Egje, mes tyre 2 fëmijë
20 Maj 2025, 20:01





Si u tërhoqen nga ankesat për votat kandidatët e PS pas mesazhit të Ramës
20 Maj 2025, 18:34
Biseda Trump- Putin/ Analiza: Kush fitoi në telefonatë dyorëshe?
20 Maj 2025, 18:15
Dyshime për krime zgjedhore, SPAK kontrolle në bashkinë e Klosit
20 Maj 2025, 18:02
Vuçiç mesazh trajnerit serb: Shkoni në Tiranë dhe fitoni ndaj Shqipërisë
20 Maj 2025, 17:50
Këlliçi: Vota e diasporës një kasaphanë, shkeljet janë flagrante
20 Maj 2025, 17:39
Akuzohej për trafik dr*ge në Itali, Gjykata e Lartë liron Kreshnik Farrukun
20 Maj 2025, 17:20



Vota e diasporës, Burimi: Procesi më shumë simbolik sesa me ndikim real
20 Maj 2025, 16:41
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
20 Maj 2025, 16:17
KPA shkarkon nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Ardiana Bera
20 Maj 2025, 16:13
Edhe të rinjtë me hipertension, 35% e 18-vjeçarëve me tension
20 Maj 2025, 16:01


Enigma/ Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para këtër viteve
20 Maj 2025, 15:12


Parlamenti i Hungarisë miraton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
20 Maj 2025, 14:50
Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO
20 Maj 2025, 14:36
Emrat/ Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend?
20 Maj 2025, 14:21
Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?
20 Maj 2025, 14:15
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë
20 Maj 2025, 13:49
Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre
20 Maj 2025, 13:45

Del në shitje shtëpia e Papa Leonit XIV, në ankand për 250 mijë dollarë
20 Maj 2025, 13:23


Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do qëndrosh në pushtet me këtë farsë
20 Maj 2025, 12:55
Vranë shqiptarin në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët
20 Maj 2025, 12:45
