Flash News

Kosova

Parlamenti Europian mblidhet sot për të votuar Raportin për Kosovën

Parlamenti Europian mblidhet sot për të votuar Raportin për

Europarlamentari austriak, Lukas Mandl, ka njoftuar se në  Komitetin r Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian sot do të votohet Raporti për Kosovën, ku sipas tij vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore.

“Sot do të votojmë në Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, Raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në dixhitalizimin dhe fusha të tjera”, ka shkruar ai në Twitter.

Çështja e liberalizimit të vizave është ndër kërkesat e vazhdueshme të institucioneve të Kosovës karshi Bashkimit Evropian. Kosova ka përmbushur shumicën e kritereve të vendosura nga BE-ja për të fituar liberalizimin e vizave, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbetur pezull për shkak të zgjedhjeve që së fundmi janë mbajtur në Kosovë. Deri në formimin e institucioneve pritet që të mos ketë një takim të radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Parlamenti Europian mblidhet sot për të votuar Raportin për

 

Ditari politik

Të fundit