Flash News

Kosova

Pas Beogradit, Lajçak shkon sot në Prishtinë për të takuar Kurtin

Pas Beogradit, Lajçak shkon sot në Prishtinë për të

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të vizitojë sot Prishtinën, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurtin.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se takimi do të nisë në orën 09:00. Një ditë më parë, Lajçak ishte në Beograd ku u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç.

I dërguari i BE-së bëri me dije se me Vuçiç diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për çështjen e targave, por jo edhe për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

 

Të fundit