Flash News

Kosova

Pas bllokimeve në veri, policia e Kosovës mbyll përkohësisht dy pika kufitare

Pas bllokimeve në veri, policia e Kosovës mbyll përkohësisht

Policia e Kosovës ka njoftuar mbylljen e pikave kufitare pas bllokimeve që bënë serbët lokalë.

Sipas policisë, është mbyllur përkohësisht pika kufitare në Jerinje dhe Bërnjak. Qytetarët do të duhet të përdorim pika të tjera për të qarkulluar.

“Bazuar në vlerësimet policore, po ashtu si masë paraprake e sigurisë, përderisa ka disa bllokime edhe në rrugën në drejtim të Pikës Kufitare Bërnjak, Policia e Kosovës tani ka mbyllur përkohësisht për qarkullim edhe këtë pikë kufitare. Meqë tani dy Pikë Kalimet Kufitare në veri të vendit janë mbyllur për qarkullim si pasojë e barrikadave të vendosura, ftohen qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pak më parë, Kosova vendosi edhe shtyrjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut. Zgjedhjet do të mbahen më 23 prill 2023. Vendimi erdhi pas tensioneve të shkaktuara në veri të vendit.

Të fundit