Flash News

Kosova

Pasi bëri homazhe në Prekaz, policia ndalon në Merdar vajzën e kreut të opozitës serbe

Pasi bëri homazhe në Prekaz, policia ndalon në Merdar vajzën

Vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviç, Klara, është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar në Merdar, pak orë pasi bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Partisë Republikane Serbe ka thënë se vajzës së tij nuk i është lejuar kthimi në Serbi.

Në një postim në rrjetin social “X”, Sanduloviç ka shkruar se vajza e tij po persekutohet nga regjimi dictatorial i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Regjimi diktatorial i Aleksandar Vuçiç vazhdon ta persekutojë vajzën time, Klarën. Policia po e mban atë dhe zyrtarët e Partisë Republikane në pikëkalimin kufitar të Merdarit dhe nuk po i lejojnë të hyjnë në Serbi”, ka shkruar ai.

Pasi bëri homazhe, Klara Sanduloviç tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

 

 

Të fundit