Flash News

Kosova

Pasi solli në jetë foshnjën, humb betejën me Covid-in 41-vjeçarja në Kosovë, ndërron jetën dhe një 21-vjeçare

Pasi solli në jetë foshnjën, humb betejën me Covid-in

Një grua 41-vjeç, e cila sapo kishte sjellë në jetë një foshnjë, ka humbur jetën për shkak të COVID-19 në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla. 

41-vjeçarja ka ndërruar jetë rreth orës 6:35, ndërsa ndodhej prej disa ditësh në betejë me virusin e shtruar në spital. Poashtu, ajo kishte dhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Mësohet se gruaja kishte lindur më 17 mars në sallën emergjente dhe gjendja e foshnjes është e rëndë. Foshnja ka lindur 31 javë e katër ditë me peshë 1665 gramë dhe tani është në ventilim mekanik.

Po ashtu, sot në Kosovë ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19 edhe një vajzë 21-vjeçe. Përveç betejës me virusin, ajo kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. 

Të fundit