Flash News

Kosova

Pë*dhunuan 11-vjeçaren në Kosovë, 35 vite burg për katër të akuzuarit

Pë*dhunuan 11-vjeçaren në Kosovë, 35 vite burg për

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur dënimin në rastin e pdhunimit të 11-vjeçares  në Prishtinë. Bëhet me diej se E.R., është dënuar me 14 ndërsa tre të tjerët G.R, G.J. dhe Xh.S. me nga 7 vite burgim nën akuzën se kanë dhunuar 11-vjeçaren.

Gjithashtu në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prishtinës bëhet e ditur se i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të “Dhunimit” dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vite.

“I mituri (1) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (2) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. I mituri (3) është shpallë fajtor për veprën penale të ‘Dhunimit’ dhe veprën penale ‘Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi’ dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vite. Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata”, thuhet në njoftim.

Kjo ngjarje e trishtë u zbulua pas denoncimit të nënës së vajzës e cila bashkë me të bijën kanë raportuar në Polici për tmerrin që ka përjetuar ajo për disa orë.

Bazuar në dëshminë e nënës së saj, thuhet se vajza kishte dalë nga shtëpia, të shtunën në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur asnjë informacion për fatin e saj.

Ajo u trondit, kur pas mesnate, vajza u gjet dhe në gjendje të keqe emocionale rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur. Para hetuesve dhe zyrtarëve për punë sociale, 11-vjeçarja ka treguar se e kanë dhunuar pesë persona, në disa lokacione të ndryshme,

Të fundit