All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Përfaqësuesi i BE viziton Kosovën, publikohen detajet nga axhenda

All - Paragraf - 1

Përfaqësuesi i BE viziton Kosovën, publikohen detajet nga axhenda

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, do të qëndrojë ditën e sotme në Prishtinë.

All - Paragraf - 3

Në njoftimin për mediat nga zyra e Bashkimit Evropian bëhet më dije se Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë për të takuar të gjithë udhëheqësit politikë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lajçak do të qëndrojë në Ballkanin perëndimor deri me datë 15 tetor dhe ai do të vizitojë edhe Serbinë.

Lajçak, sipas njoftimit, do të diskutojë për përparimin e bërë që nga rinisja e dialogut, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

 “Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë. Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. PPBE-ja planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftim. 

Të fundit