Flash News

Kosova

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për BP nesër në Kosovë

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për BP nesër

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin nesër do të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga ambasada gjermane përmes një njoftimi për media.

Mediat në Kosove shkruajne se Sarrazin do të ketë takime zyrtare, por nuk është specifikuar se me kë do të takohet.

“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të mbajë një konferencë për shtyp para nisjes”, thuhet në njoftim.

Konferenca e tij do të mbahet në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. 

 

Të fundit