Flash News

Kosova

Përfundojnë vizitën në Prishtinë/ Escobar: SHBA mbështet fuqimisht Kosovën. Lajçak: Duhen liberalizuar vizat

Përfundojnë vizitën në Prishtinë/ Escobar: SHBA

Në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka konsideruar të sukesshme takimet e zhvilluara me Prishtinën zyrtare.

Në këtë vizitë ai ka qenë i shoqëruar nga emisarin i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në një konferencë të përbashkët për mediat në përfundim të vizitës, Escobar vuri theksin te dialogu. Ai shtoi se administrata e SHBA-ve e mbështet fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Mendoj se në këtë rol është më rëndësi për mua që të bëjë vizitën e parë në Kosovë për të treguar unitet dhe përkushtimin tonë ndaj dialogut. Jemi takuar me të gjithë udhëheqësit kyç dhe mendoj se kemi pasur takime të mira. Në fund të këtij procesi shpresojmë që të ketë rezultat dhe të ketë një zgjidhje që do të jetë e mirë si për Kosovën dhe Serbinë Kjo administratë bashkë me administratat tjera të SHBA-ve mbështesin fuqishëm pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, tha Escobar.

Ndërsa Lajçak u shpreh se Kosova meriton liberalizimin e vizave. Gjithashtu vletësoi se dialogu është primar.

“Kosova meriton liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian ka thënë qartë se Kosova ka plotësuar kushtet, por kjo kërkon konsensus të 27 shteteve.Vërtetë shpresoj që nuk do të marrë shumë kohë deri në liberalizimin e vizave. Ne e përkrahim dialogun, duhet lënë mbrapa gjërat e vjetra dhe tani ka rëndësi vetëm dialogu”, tha ai.

 

 

Të fundit