Flash News

Kosova

Mbyllet procesi i votimit në veri të Kosovës, ‘Vetëvendosja’ shpall fitoren në dy komuna

Mbyllet procesi i votimit në veri të Kosovës,

Ka përfunduar procesi i votimit në veri të Kosovës. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, votuan 1.567 qytetarë apo 3.47% e trupit votues.

Zgjedhjet u zhvilluan në katër komuna: në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale në Leposaviç dhe Zveçan. Procesi i votimit u shoqërua pa probleme.

Lëvizja Vetëvendosje shpalli fitoren në Mitrovicën e Veritu dhe Leposaviç. Deputeti i LVV-së Armend Muja ka shpallur fitoren e LVV-së në dy komunat.

“Lëvizja Vetëvendosje, kandidati Lulzim Hetemi fiton mbi 70% të votave në Komunen e Leposaviqit. Lëvizja Vetëvendosje, kandidati Erden Atiq fiton mbi 65% të votave në Komunen Veriore të Mitrovices!”, njoftoi Muja.

Sipas komunave u votua:

Leposaviç: 141 votues apo 1.06 për qind

Zubin Potok: 385 votues apo 5.78 për qind

Zveçan: 204 votues apo 2.92 për qind

Mitrovicë e Veriut: 837 votues apo 4.62 për qind

Të fundit