Flash News

Kosova

Përfundon numërimi në Fushë Kosovë, VV del e para, por shënon rënie mbi 10% krahasur me 2021-ën

Përfundon numërimi në Fushë Kosovë, VV del e para, por

Në Fushë Kosovë ka përfunduar numërimi i 58 vendvotimeve, ku Lëvizja Vetëvendosje del të jetë e para me 45.75 për qind apo 10 mijë e 471 vota.

Por, krahasuar me vitin 2021, VV-ja ani pse del të jetë e para, ka shënuar rënie mbi 10 për qind, pasi para katër vitesh kjo parti kishte marrë 56.59 për qind.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 20.23 për qind, apo 4 mijë e 629 vota, duke shënuar ngritje pasi në vitin 2021 kishte fituar 13.37 për qind të votave.

Vendin e tretë e ka marrë LDK-ja me 19.40 për qind, apo 4 mijë e 440 vota, duke pësuar kështu një rënie në rënditje, por me për qindje, edhe kjo parti ka shënuar ngritje për afro 4 për qind.

Të fundit