Flash News

Kosova

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel, s’ka marrëveshje për dinarin

Përfundon takimi trepalësh në Bruksel, s’ka

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi trepalësh në Bruksel midis mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimit, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak,  për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë më 1 shkurt.

Pas takimit Bislimi ka shprehur nevojën për një takim shtesë

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Pavarësisht përpjekjeve për afrim, duket se është e nevojshme një takim shtesë, i cili ndoshta do të ndodhë javën e ardhshme nëse zoti Lajçak e gjykon të përshtatshëm”, u shpreh Bislimi.

Ai nuk ka dhënë detaje të hollësishme rreth propozimeve të diskutuara në Bruksel, duke shpjeguar se zbulimi i detajeve mund të kishte një ndikim negativ në proces.

“Ne kemi dy propozime. Jemi të vetëdijshëm për fokuset e secilës palë, por në këtë moment është më e mençur të mos zbulojmë detajet për të mos dëmtuar procesin negociator”, u shpreh Bislimi.

Kësaj here nuk ka patur takime të ndara, siç ndodhi javën e kaluar, ndërsa një takim tjetër do të mbahet javën e ardhshme me të njëjtën temë, raportojnë mediat e Kosovës.

Diplomatë perëndimorë i kërkuan Kosovës që të pezullojë rregulloren, për t’iu dhënë kohë qytetarëve të prekur që të përshtaten me praktikën e re, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar më herët se nuk do të pranohen propozime që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së.

 

Të fundit