Flash News

Kosova

Përkeqësohet situata e helmimit masiv në Deçan, mbi 300 qytetarë janë paraqitur në spital në 24 orët e fundit

Përkeqësohet situata e helmimit masiv në Deçan, mbi 300

Është përkeqësuar situata e helmimit masiv në Deçan. Vetëm në 24 orët e fundit 310 persona kanë përfunduar në spital, pasi kishin nevojë për trajtim më të specializuar. Kështu bëri me dije  për mediat drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

Ndërsa në total janë mbi 1 mijë qytetarë që kanë marrë trajtim mjekësor në spital. Kjo situatë vazhdon që prej të shtunës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri me dije se nuk është uji, ai që ka shkaktuar helmimin masiv në Deçan.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të gjetur shkakun e helmimit masiv, ndërsa mjekët kanë apleuar që qytetarët të mos panikosen. Në qendrën shëndetësore, ku marrin trajtim pacientët e helmuar kanë mbërritur edhe barnat që mungonin.  

Të fundit