Flash News

Kosova

Përleshje në Kosovë, mbetet i vrarë një i ri, plagosen dy të tjerë

Përleshje në Kosovë, mbetet i vrarë një i ri, plagosen

Një i ri ka mbetur i vrarë sot në ambientet e një shkolle të mesme pranë komunës së Vitisë në Kosovë. Sipas të dhënave, i riu Arbnor Rama jetonte në Zvicër dhe kishte mbërritur në vendlindje para pak ditësh.

Mësohet se shkak i konfliktit që çoi dhe në vrasjen e tij është bërë një problem i mëparshëm në Zvicër. Nga ngjarja e ndodhur, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët njëri është duke u kuruar në Spitalin e Gjilanit dhe  tjetri në Emergjencën e Vitisë.

Ndërkohë forcat e policisë janë duke punuar për të zbardhur detajet teksa i dyshuari për ngjarjen është arrestuar.

                                 

Të fundit