Flash News

Kosova

Përmbytjet në Gjermani, konfirmohen dy viktima nga Kosova

Përmbytjet në Gjermani, konfirmohen dy viktima nga Kosova

Dy persona nga Kosova kanë humbur jetën nga përmbytjet që e përfshinë Gjermaninë mesjavën e kaluar, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës përderisa viktima mbanë shtetësinë gjermane”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Express.

Ministria i ka ftuar shtetasit e Kosovës në Gjermani që të kontaktojnë konsullatat më të afërta për t’ju ofruar atyre asistencën e nevojshme në këtë situatë të pazakontë.

Mbi 160 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa mbi 150 mbeten të zhdukur nga përmbytjet atje. Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë zonat më të prekura në Gjermani nga këto përmbytje.

  

Të fundit