Flash News

Kosova

Përmbytjet në Itali, Kurti: Kosova e gatshme të ofrojë ndihmë

Përmbytjet në Itali, Kurti: Kosova e gatshme të ofrojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me përmbytjet në Itali ku deri tani janë shënuar 13 viktima, ndërsa rreth 13 mijë persona janë evakuuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se Kosova është e gatshme të jap ndihmën e saj aty ku nevojitet.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, shkroi Kurti në Twitter.

Të fundit