Flash News

Kosova

Përplasjet në Veri, Kurti bisedë me ministrin e Jashtëm italian: Ramë dakord se situata duhet të qetësohet

Përplasjet në Veri, Kurti bisedë me ministrin e Jashtëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar se ka pasur një komunikim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani në lidhje me situatën në veri të vendit.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai shkruan se pas bisedës me ministrin italian, ky i fundit ka qenë dakord me kryeministrin kosovar për qetësimin e situatës.

“Pata një bisedë telefonike me DPM&MPJ të Italisë, Antonio Tajani. Të dy ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti.

 

Të fundit