Flash News

Kosova

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes

Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë.

Ky është përurimi i pikëkalimit të dytë kufitar sipas modelit hyrje-hyrje pas atij që u përurua në pikëkalimin mes Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Ambasada e Kosovës në Shkup tha se këto projekte janë në funksion edhe të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral përpos lehtësisë në lëvizje.

“Sot u përurua vendkalimi i dytë kufitar sipas modelit “hyrje-hyrje” në mes të dhe ai në vendkalimin Glloboqicë/Jazhincë.

Ky përurim është pas lehtësimit dhe suksesit të regjimit të ri në Hani i Elezit/Bllacë. Këto projekte përveç që lehtësojnë dukshëm qarkullimin e qytetarëve është në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar ambasada.

Në përurim ishin prezentë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe ministrin i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Të fundit