Flash News

Kosova

Peticion për njohjen e Kosovës si shtet nga kompania Google

Peticion për njohjen e Kosovës si shtet nga kompania Google

Du.com ka krijuar një peticion për njohjen e Kosovës si shtet nga kompania Google në produktet e saja si Play Store, Youtube, Google Analytics, etj.

Mungesa e prezencës online së Kosovës si shtet në platforma botërore është një pengesë në zhvillimin teknologjik, Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë që nuk ka qasje të plotë në platforma globale.

Peticioni që kërkon të vendosë Kosovën në produktet e kompanisë Google ka arritur mijëra nënshkrime deri tani.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njohur pavarësinë e Kosovës prej vitit 2008, por jo dhe korporatat e mëdha të këtij shteti.

Nismëtari i këtij peticioni, Eduard Luta nga dua.com, ka thënë se: “Zhvillimi i një biznesi në Kosovë vjen me sfida unike. Përvoja ime në zhvillimin e bizneseve edhe në Zvicër, e ka vënë në pah se me sa probleme bazike ballafaqohen kompanitë ne Kosovë.”.

Të fundit