Flash News

Kosova

Pezullimi i drejtorit të Policisë së Veriut, Lista Serbe vendos të largohet nga institucionet e Kosovës

Pezullimi i drejtorit të Policisë së Veriut, Lista Serbe vendos

Lista serbe ka vendosur sot që të largohet nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.

Vendimi është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.

 “Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Veç kësaj, kryetari i Listës Serbe dhe ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Ndërsa Igor Simiq ka bërë të ditur se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme si deputet i Kuvendit të Kosovës.

I gjithë reagimi ka ardhur pas pezullimit të komandantit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, për shkak se ai së bashku me kryetarët e komunave  njoftuan se policët në veri nuk do të lëshojnë paralajmërime për serbët që kanë targa e lëshuara nga Serbia.

 


 

  

Të fundit