Flash News

Kosova

Philip Kosnett flet për dialogun Kosovë- Serbi: Nëse shikoni hartën e Ballkanit, Kosova është në mes, fqinjët kanë nevojë për të

Philip Kosnett flet për dialogun Kosovë- Serbi: Nëse shikoni

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës zhvilluan një takim virtual, pjesë e së cilës ishte dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett.

Përvec ekonomisë, Kosnett  shpjegoi se Ambasada Amerikane dhe partnerët e saj në Uashington po vazhdojnë të lëvizin me shpejtësi të plotë për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.

“Nëse shikoni në hartën e Ballkanit, Kosova është në mes të hartës. Fqinjët e Kosovës kanë nevojë për Kosovën po aq sa Kosova ka nevojë për fqinjët e saj, për të ndërtuar një ekonomi rajonale dhe për të ndërtuar një infrastrukturë rajonale,” tha ambasadori.

Ambasadori Kosnett tha se do vazhdojë mbështetja për prosperitetin e Kosovës, sundimin e ligjit dhe paqen me fqinjët.

Të fundit