Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pikëpyetjet mbi sigurinë shtetërore. A do të ndalohet TikTok-u në Kosovë?

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së Kosovës për të analizuar nëse aplikacioni TikTok paraqet rrezik për sigurinë shtetërore.
TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze.
Ekspertët e fushës në Kosovë thonë se Kosova duhet t’i ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un, pasi që pajisjet dhe aplikacionet kineze mund te jenë “rrezik potencial pë të dhënat”.
Për ndalimin e TikTok-ut “vendosin Qeveria dhe Kuvendi”
Shqetësimet, nëse instalimi dhe përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës paraqet rrezik për sigurinë shtetërore, janë ngritur në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, të martën, më 26 prill, gjatë raportimit të komisionares së Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, Krenare Sogojeva-Dërmaku.
“Gjatë raportimit në Kuvend gjatë kësaj jave, jam pyetur nga njëri prej deputetëve të Komisionit për siguri, lidhur me rrezikun që mund të ofrojë platforma TikTok dhe mundësinë e ndalimit të kësaj platforme, konkretisht që të mos përdoret nga ana e qytetarëve të Kosovës. Kështu që, Agjencia do ta marrë përsipër që të iniciojë takimet me aktorët e sigurisë dhe mbrojtjes dhe më pas do të shohim se cilat janë vlerësimet që do të dalin pas një analize”, thotë Sogojeva-Dërmaku për Radion Evropa e Lirë.
Ajo shqoi se analiza dhe vlerësimet, më pas, duhet t’iu dërgohen institucioneve të larta të vendit, Kuvendit dhe Qeverisë, të cilat, siç thotë ajo janë instanca që vendosin nëse TikTok-u do të ndalohet ose jo.
“Kosova të ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un”
Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dhënat e platformës TikTok ruhen në Kinë. Sipas tij, ekziston shqetësimi se këto të dhëna mund të ndahen me autoritetet kineze.
“Mendoj që Kosova duhet të bëjë njëjtë sikurse aleatët e saj dhe të marrë hapa në këtë drejtim, ta përcjellë këtë temë, sepse ka shqetësime për sigurinë shtetërore në rast se të dhënat që ruhen në platformën TikTok ndahen me autoritetet kineze. Rrjedhimisht, duhet të veprohet në koherencë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”, vlerëson Elshani.
Pajisjet dhe aplikacionet kineze “rrezik potencial pë të dhënat”
Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se gati në të gjitha të dhënat që individët ruajnë në telefonat celularë, pjesa më e madhe e aplikacioneve kanë qasje në to.
“Ky është konstatim për të gjitha aplikacionet. Shqetësuese është se cili aplikacion është i sigurt (nga keqpërdorimi i të dhënave) dhe cili nuk është i sigurt. E rëndësishme është se kush i ka ato të dhëna dhe kompania apo shteti, i cili i ka ato të dhëna, si i shfrytëzon ato më pas. Nga ky konstatim, ne mund të përfundojmë që pajisjet me prejardhje nga Kina dhe aplikacionet që janë me bazë kineze, paraqesin rrezik potencial se të dhënat, të cilat ata i kanë, mund të keqpërdoren”, shprehet Hoxhaj.
Shqetësimet e SHBA-së për TikTok-un
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se çfarë mendon lidhur me platformën TikTok dhe nëse u ka dhënë ndonjë sugjerim ose rekomandim zyrtarëve të institucioneve lidhur me përdorimin ose jo të kësaj platforme. Deri në publikimin e këtij teksti, përgjigja nuk ka arritur.
Kah fundi i marsit të sivjetmë, ligjvënësit amerikanë e kanë pyetur shefin e rrjetit social të videove, TikTok, Shou Zi Chew, në lidhje me ndikimin e mundshëm kinez mbi këtë platformë.
Në dëshminë para Kongresit, Shou Zi Chew mohoi që aplikacioni ndan të dhëna ose ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze, por ligjvënësit i konsideruan shmangëse përgjigjet e tij, të cilat nuk ndikuan shumë në uljen e shqetësimeve të SHBA-së për kompaninë amë me bazë në Kinë të TikTok-ut. Ata, po ashtu, theksuan shqetësimet se videot e shkurtra të këtij aplikacioni po dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve.
Ndalimi si sfidë
Ende nuk dihet nëse një vendim eventual për ndërprerjen e përdorimit të TikTok-ut nga autoritetet e Kosovës, do të vlente vetëm për pajisjet e institucioneve shtetërore e publike apo për të gjithë pa dallim.
Por, Sogojeva-Dërmaku shpreh mendimin se Kosova nuk do të veprojë ndryshe nga vendet si SHBA-ja dhe BE-ja.
“Varësisht prej zhvillimeve, do të ndërmarrin hapa sikurse në Evropë. Por, kjo nuk varet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, por do të varet nga Qeveria dhe Kuvendi”, thekson ajo.
Eksperti i sigurisë kibernetike, Driart Elshani, thekson se ndërprerja e përdorimit të TikTok-ut, në rast se autoritetet e Kosovës do të vendosnin eventualisht për një gjë të tillë, mund të bëhet përmes operatorëve furnizues të qasjes në internet, të cilët veprojnë në Kosovë. Megjithatë, ai e sheh si sfidë ndalimin eventual të TikTok-ut në tërësi në Kosovë.
“Keni parasysh, deri tash në Kosovë nuk ka pasur ndonjë rast kur një platformë është ndaluar plotësisht dhe mendoj se zbatimi do të ishte mjaft sfidues, por është i mundshëm. Unë mendoj që në qoftë se platforma TikTok ndalohet në SHBA dhe BE, atëherë Kosova duhet të marrë hapa të shpejtë që ta bëjë pikërisht të njëjtën gjë edhe brenda territorit të saj”, thotë Elshani.
Por, Mentor Hoxhaj, e sheh rrezikun për sigurinë e të dhënave në kontekst më të gjerë te sektorë të ndryshëm institucionalë.
“Nuk është rreziku vetëm te TikTok-u. Rrezik paraqet çdo aplikacion, të cilin ata e instalojnë në telefonat e tyre. Rreziku është që këta komunikojnë me linjën GSM (Sistemi Global për Komunikimet Mobile), e cila me një pajisje të thjeshtë mund të ekspozohet ose mund përgjohet përmbajtja e tyre”, vlerëson Hoxhaj.
Në dhjetor të vitit të kaluar, kompania kineze e teknologjisë, ByteDance, pranoi se punonjësit e saj siguruan qasje në të dhënat nga platforma e mediave sociale, TikTok, për t'i gjurmuar gazetarët në një përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjeve të informacioneve në media./REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38