Flash News

Kosova

Plagosen dy persona me armë zjarri në Kosovë, njëri prej tyre 11 vjeç

Plagosen dy persona me armë zjarri në Kosovë, njëri prej

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një fshat të Shtërpcës, ka njoftuar Policia e Kosovës.  

Siç ka njoftuar Policia, personat e lënduar janë të moshës rreth 31 e 11 vjeçare dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona,  njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. 

Dy të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Shtërpcë, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar me autoambulancë për në qytetin e Graçanicës. Të dy të plagosurit nga informacionet që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”,njofton policia.

Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur se pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) 33 vjeç.

“I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

 

Të fundit