Flash News

Kosova

Plagoset një polic në Zveçan, Serbia kërcënon ushtarakisht Kosovën: Do sjellim 1 mijë trupa

Plagoset një polic në Zveçan, Serbia kërcënon

Serbia ka vijuar ne provokimin e tensioneve në veri të Kosovës. Këtë herë Beogradi ka shkuar me tej duke kërcënuar edhe ushtarakisht.

Petar Petkoviq, shef i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe deklaroi dje se do të dërgojnë 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Ai madje ka deklaruar se veprimi do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, duke permendunr nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2.

Ai ka thënë se veriu po “pushtohet” nga policia e Kosovës. Më tej deklaroi se rreth 300-350 forca policore janë futur në veri.

Ndërsa në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në Zveçan.

Si pasojë e incidentit, një polic është lënduar dhe po merr mjekim. Policët u sulmuan nga persona të armatosur.

 

Të fundit