Flash News

Kosova

Po rinovonte një ndërtesë, humb jetën tragjikisht i riu në Prizren

Po rinovonte një ndërtesë, humb jetën tragjikisht i riu

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë rinovimit të një ndërtese.

Sipas njoftimit të Policisë së Rajonit të Prizrenit, viktima, 25-vjeçari A. G. nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës, u godit në kokë nga një mjet metalik që ra nga lartësia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, kur një profil metalik ra nga katet e sipërme të ndërtesës ku punonte viktima. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të urgjencës, vdekja e tij u konfirmua në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të fundit