Flash News

Kosova

Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok, pas shpërthimit në veri

Policia e Kosovës aksion në Zubin Potok, pas shpërthimit në

Një aksion i madh i forcave të Policisë së Kosovës është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në fshatin Varage të Zubin Potokut, ku një natë më parë u hodh në erë kanali i ujit Ibër-Lepenc. Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha për KosovaPress se policia po kryen aktivitete bastisjeje, por nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me aksionin.

Për momentin, nuk dihet nëse nga ky aksion janë arrestuar persona apo janë gjetur prova të tjera, si armatim. Ky aksion erdhi pas shpërthimit të ndodhur natën e kaluar në fshatin Varagë, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në kanalizimin e ujit të Ibër-Lepencit.

Autoritetet kanë njoftuar se për shkatërrimin e kanalit janë përdorur 15 kilogramë eksploziv. Policia dyshon se bandat kriminale me mbështetje të Beogradit zyrtar janë pas shpërthimit të realizuar në veri të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë akt si një sulm të orkestruar nga Serbia.

Të fundit