Flash News

Kosova

Policia e Kosovës arreston në kufi një person të dyshuar për krime lufte

Policia e Kosovës arreston në kufi një person të dyshuar

Policia e Kosovës arrestoi sot në kufi një person të dyshuar për krime lufte.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari me inicialet S.S. është ndaluar për 48 orë në pikën kufitare Merdare, gjatë tentativës për të hyrë në Kosovë nga Serbia.

Arrestimi është kryer nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, ndërsa ndaj tij po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

“Ai dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë”.

Prokuroria ka paralajmëruar se brenda afateve ligjore do të parashtrojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Të fundit